Me bastun në shesh për të drejtat e mohuara

Rreth 400 të verbër të këtij Qarku, i kërkuar ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, që të rikthejnë ligjin e mëparshëm për statusin e tyre.
Ata akuzuan ministrin se ka ndërmarrë vendime pa u konsultuar me ta dhe se janë njohur me ndryshimet e ligjit kur ato janë publikuar në media. “Ne do t’i vazhdojmë protestat tona. Këto protesta kanë në fokus jo vetëm mbrojtjen e të drejtave të njeriut, jo vetëm mbrojtjen e të drejtave të humbura nga ndryshimi i ligjeve por kanë në fokus prezantimin e lëvizjes së aftësisë së kufizuar si modelin më të shkëlqyer të forcës së shoqërisë civile shqiptare. Bashkëpunimi me ne është diskutimi, debati profesional, komunikimi i sinqertë dhe arritja e konkluzioneve realiste edhe pse ato mund të mos përputhen”, tha Demir Meka, koordinator i qarkut Korçë për të Verbrit.
Kryetari i Degës së të Verbërve në Pogradec, Bajram Zylfi, u shpreh se të drejtat e tyre po rrezikohen çdo ditë e më shumë. “Rezistenca jone sapo ka filluar,dhe se kjo rezistence nuk mbaron sot. Do te na duhet te luftojmë vite me radhë për t’i rifituar këto të drejta edhe do na duhet të jemi edhe më zot edhe me vigjilentë edhe me kompetentë, dhe më kryesorja edhe më të bashkuar për t’i mbrojtur ato në të ardhmen”, tha ai.
Sipas tij, nga korriku i vitit 2010, e deri më tani, ndaj kësaj kategorie janë dhënë tre goditje të forta. “Me iniciativën e Z.Ksera është shkëputur indeksimi i paganes së verbërisë nga paga minimale, gjë që do të thotë se ne vazhdojmë të marrim vetëm shtesat e inflacionit. Ne i kemi çuar këtë çështje ne gjykate kushtetuese edhe presim prej saj drejtësinë, nëpërmjet shfuqizimit të këtij vendimi. Me iniciativën e Z.Ksera ne jemi përjashtuar nga ndihma ekonomike. Tashme ju e dini se sot ne nuk e gëzojmë të drejtën e likuidimit të faturës së energjisë elektrike me 20%, as transportin falas edhe as 2000 mijë impulse telefonike”, tha Zylfi. /Start/
2012-05-18 12:06