E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten faturat e ujit, në Fier konsumi sipas personave në familje

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Fier ka disa ditë që ka kryer ndryshime në faturat e qytetarëve. Tashmë që nga muaji Prill qytetarët nuk do të paguajnë detyrimet ndaj kësaj ndërmarje në bazë të harxhimit që kanë kryer duke parë sahatet e ujit por

në bazë të banorëve që ka një familje. Ankesat e qytetarëve kanë mbërritur deri tek drejtori i kësaj ndërmarje por ai u ka pohuar se është urdhër nga lart. Sipas banorëve të disa prej lagjeve të qytetit Fier mësohet se për muajin Prill faturat e konsumit të ujit  nuk kanë shkuar në bazë të matësit ku janë të paisur rreth 90 % e banorëve të qytetit Fier por në bazë të frymëve që ka një familje Fierake. Mesatarisht  ujësjellësi u ka hedhur nëpër fatura banorëve shumën e dhjetë mijë lekëve të vjetra duke i llogaritur kështu tre banorë për çdo familje. Kjo gjë ka irritur banorët të cilët janë shprehur se tashmë me këtë veprim të ndërmarrë prej kësaj ndërmarje nuk kanë për të kryer likujdimin e faturave të ujësjellës kanalizimeve. Arshiu , një banor i lagjes Konferenca e Pezës ka pohuar se :  Në pallat kam  familje që janë pesë e gjashtë banorë në familje ndërkohë që unë banoj vetëm me gruan se tre fëmijët i kam emigrant dhe nuk është e drejtë që të paguaj dhjetë mijë lekë të vjetra njëlloj me komshinjtë e mi që janë pesë apo gjashtë banorë në familje. Si Arshiu ka edhe shumë banorë të tjerë  të cilët mendojnë të njëjtën gjë. Burime nga ndërmarja e ujësjellës kanalizmeve në Fier konstatojnë se ky veprim është ndërmarrë pasi kjo ndërmarje nuk po vjel dot  faturat e konsumit të ujit prej abonentëve të vet. Për të shkurtuar fondin e shpenzimeve drejtoria e kësaj ndërmarje ka shkurtuar nga struktura e saj faturistë  të cilët shkonin në çdo banesë e shikonin matësat e ujit se sa kishin harxhuar një familje. Tashmë me shkurtimin e tyre  është bërë që një pjesë e mbetur e faturistëve kryejnë vetëm shpërndarjen e faturave të ujit për abonentët e kësaj ndërmarje. Deficitet e krijuara prej mosvjeljes së faturave të konsumit të ujit kjo drejtori ka menduar ti zgjidhë në këtë mënyrë kur nga ana tjetër me ujë të pijshëm ka lavash që e përdorin dhe nuk i shlyejnë detyrimet apo në raste të tjera ka biznese që konsumojnë shumë herë më tepër dhe nuk paguajnë sa duhet në bazë të harxhimit të ujit që kryejnë për një muaj. Rritja e faturave është bërë me një vendim nga drejtori Agim Plepi i cili është në kryesinë e LSI-së në Fier dhe duket se e ka kthyer këtë ndërmarje  në fole për militantët e kësaj partie. Edhe pse shumë herë bashkia e qytetit Fier ka kërkuar që kjo ndërmarje të kalojë nën administrimin e saj  këshilli bashkiak nuk ka pranuar një gjë të tillë. Kryebashkaiku Zeqo ka pohuar  se nuk ka përse të kryer investime për këtë ndërmarje kur nuk varet nga bashkia apo në një kohë që këshilltarët e djathtë dhe të LSI-së votojnë kundër  projekt buxhetit të kësaj bashkie.


Xh. Beharaj

Last Updated on E Premte, 23 Prill 2010 20:40

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›