E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten frikshëm kreditë me probleme

Kriza ekonomike ka prekur edhe sektorin bankar, duke bërë që niveli i kredive të këqija të kapë shifrën 21.7%, që është edhe niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Sipas ekspertëve, bankat tashmë janë më të kujdesshme në dhënien e një kredie, ndërkohë që problem mbetet pjesa kur ajo duhet që të ekzekutojë kolateralin pasi tashmë është bërë më e vështirë shitja e një pasurie të patundshme, raporton Vizion Plus.

Shtimi i kredive me probleme këtë periudhë është rritur edhe për ato kredi të cilat huamarrësi ka më shumë se në një vit që nuk paguan asnjë këst dhe që banka e ka humbur shpresën se mund ta rikuperojë. Por kohet e fundit vonesat vihen re që janë në nivele të larta jo vetëm nga bizneset por edhe nga individët. Sipas bankës qëndrore trendi i kredive me probleme është rritur në mënyrë të ndjeshme, në një kohë që Shqipëria ka edhe nivelin më të lartë të tyre në rajon sëbashku me Serbinë dhe Malin e Zi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›