Sarandë, tre vajza tentojnë vetëvrasjen
Tre vajza të reja kanë tentuar që ti japin fund jetës në Sarandë gjatë 24 orëve të fundit.
Burime nga policia e Sarandës bëjnë të ditur se janë paraqitur tre raste në spitalin e qytetit, të cilët kanë tentuart`i japin fund jetës duke u vetëhelmuar, përkatësisht shtetësja Esmeralda Telo, 28 vjeç nga fshati Çukë, e cila ka konsumuar 30 aspirina, Polikseni Mërkuri, 28 vjeç, nga fshati Pilur, me konsum po të antibiotikëve, por me një dozë më të madhe, 50 të tillë dhe një tjetër shtetase, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, po me konsum mbi normat e lejuara të barnave.
Telo mësohet se është dërguar për mjekim në Janinë, ndërsa Mërkuri dhe vajza e tretë janë dërguar për mjekim në spitalin e Tiranës, ku kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
E njëjta situatë shqetësuese paraqitet pothuajse në të gjithë vendin, e në mënyrë të veçantë në qarkun e Korcës, ku sipas statistikave zyrtare nga policia e qarkut juglindor, janë regjistruar 13 raste vetëm gjatë këtij viti, ndaj mjekët psikiatër në Korçë e cilësojnë tepër alarmante këtë shifër vetëvrasjesh, raporton Ora News.
Psikologët shprehen se janë disa faktorë që ndikojnë tek personat që ndërmarrin aktin fatal, ku ndër to dominojnë shkaqet ekonomike dhe gjendjet depresive.