E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten me 20 lekë çmimet e fruta-perimeve

Pësojnë një rritje me rreth 10 -20 lekë çmimet e frutave dhe perimeve në krahasim me një javë më parë. Sipas tregtarëve prodhimet që kanë pësuar rritje janë kryesisht specat, patatet, domatet, qepa dhe po ashtu edhe mollët dhe portokallet.
 

Qytetarët shprehen se si rezultat i rritjes së çmimeve ata janë detyruar që të blejnë më pak. Ata shprehen se e kanë të vështirë të përballojnë çmimet edhe pse tashmë konsumojnë më pak.
 

Rritja e çmimeve ka qenë një problem shqetësues që prej disa kohësh jo vetëm në vendin tonë por edhe në botë. Sipas tregtarëve futja në treg e prodhimeve të serave pritet që të ndikojë disi në uljen e çmimit të perimeve.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›