Rriten pagat e 9300 mjekeve dhe infermiereve ne poliklinika Sonila Isaku
Te gjithe mjeket e familjes, si dhe infermieret e qendrave shendetesore ne te gjithe vendin, tashme, do te kene paga me te larta. Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ka miratuar vendimin per rritjen nga 2 deri ne 5 te pagave te personelit shendetesor ne qendrat e paresorit. Nga kjo rritje perfitojne rreth 9300 punonjes. Ne nje konference per shtyp, drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana, u shpreh se pagat e mjekeve dhe stimulimi i punes se stafit mjekesor mbetet nje prioritet i pandryshuar i qeverise, politike e cila reflektohet edhe ne kete rritje pagash qe ISKSH miratoi sot per mjeket e familjes dhe te gjithe stafin e qendrave shendetesore. Sipas saj, rritja e pagave eshte dyfishuar per mjeket dhe infermieret vetem gjate viteve te fundit, duke favorizuar me shume mjeket e familjes ne zonat e thella malore. Keshtu, rritja me e madhe eshte bere per mjeket e zonave qendrore, nderkohe qe vazhdon stimuli per ata qe shkojne ne zonat e thella, paga e te cileve shkon ne rreth 83 mije leke. “Nje mjek, i cili ne zonen qendrore mbulon dy mije banore, me vjetersi pune 25 vjet dhe qe kryen 12 vizita ne dite sipas kontrates, do te paguhet me nje page mujore bruto rreth 55 mije leke. Ndersa nje mjek ne zonat e thella qe kryen 6 vizita ne dite do te paguhet me nje page mujore 83 mije leke", - thote Elvana Hana, drejtoreshe e ISKSH-se. Pagat jane rritur, nderkohe edhe 6600 infermieret ne te gjithe vendit, kjo sipas nivelit arsimor, me nje rritje rreth 2.2 %. “Nga 15 korriku pagat e infermiereve me arsim te mesem profesional, arrijne deri ne 35.500 leke, ndersa pagat e infermiereve me arsim te larte jane rritur me 4%, pra nga 38.000 leke shkojne ne 40.000 leke”, - ka pohuar Hana. Sipas saj, rritjen me te larte tek sektori i infermieristikes e kane pasur infermieret me arsim te larte, deri ne 4 per qind po ne pergjithesi kane pesuar rritje te gjitha pagat. Edhe pagat e mjekeve specialiste ne qendrat shendetesore do te kene nje rritje me 4 per qind. Nga kjo do te perfitojne rreth 300 mjeke, nderkohe qe efekti financiar deri ne fund te vitit shkon 3.5 milione leke. Ne total per sherbimin paresor do te shpenzohen rreth 61.6 milione leke dhe kjo rritje nis qe nga data 15 korrik 2012. Nga ana tjeter shtesat ne page, do te kalojne kete ne pagen qe te gjithe punonjesit e sistemit shendetesor paresor do te marrin gjate ketij muaji, apo edhe muajit te ardhshem. Vetem pak muaj me pare, mjeket dhe infermieret qe punojne ne qendrat shendetesore perfituan deri nje page shperblim, dhe kjo sipas performances ne pune. Me vendimin e djeshem, ata do te perfitojne nje rritje tjeter mujore te pagesave.