E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje me Elektroprojekt

Në Odën Ekonomike të Kosovës është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunim ndërmjet “Elektroporjekt” Zagreb dhe Ripten Engineering nga Prishtina.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, deklaroi se prezantimi i kompanisë “Elektroprojekt” nga Zagrebi dhe nënshkrimi i marrëveshjes për përfaqësim me firmën Ripten Engineering nga Prishtina tregon para regjionit dhe Evropës se Kosova është e hapur për bashkëpunim.

“Një internacionalizim i tillë nuk do të kishte efekt pa partneritet me firma qoftë nga rajoni, qoftë nga Evropa apo më gjerë”, tha ai. Tash, tha ai, janë mundësitë që për së afërmi të njihen kosovarët me projekte të zbatuara nga kompania kroate Elektroprojekt, e cila e ka identifikua partnerin e vet në Kosovë, Ripten Engineering.

“Kosova nuk ka gjithnjë vetëm nevojë për para. Kemi nevojë për transfer të dijes, teknologjisë dhe që këto ta kenë efektin e vet, duhet të investojmë në edukim”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›