Autoriteti i Konkurrencës zbardh tregjet ku shkelen rregullat e konkurrencës
Autoriteti i Konkurrencës ka zbuluar tregjet ku abuzohet me rregullat. Tregu i komunikimit elektronik, tregu farmaceutik, tregu i profesioneve të lira, tregu i sigurimeve dhe tregu i energjisë kanë abuzuar me rregullat gjatë vitit 2009. rastet janë zbuluar jo vetëm nga inspektimet
e Autoritet të Konkurrencës por edhe pas inspektimeve të nisura pas denoncimit të rasteve në operatorët e tjerë në treg apo konsumatorët. Viti 2009 ka shënuar një rritje të rasteve të hetuara nga Autoriteti i Konkurrencës në zbatim të ligjit Për mbrojtjen e konkurrencës. Gjate këtij viti AK ka aplikuar një platforme më atraktive për të rritur ndjeshmërinë e komunitetit të biznesit për një bashkëpunim më real me Autoritetin në funksion të respektimit të rregullave të ekonomisë së lirë të tregut nga të gjithë operatorët. Rastet janë pasqyruar në raportin vjetor të Autoritet të konkurrencës.
Hetimet
Autoriteti i Konkurrencës gjatë vitit 2009 ka përfunduar monitorimet dhe hetimet e mbartura nga viti 2008 : në tregun e tranzitimit dhe interkoneksionit në komunikimet elektronike ; tregun e importit dhe të shitjes me shumicë të karburanteve; tregun e importit të grurit dhe të prodhimit të miellit për bukë; tregun e sigurimit të detyrueshëm TPL e brendshme. Gjithashtu janë realizuar monitorime dhe hetime ne tregje të tjera : tregu farmaceutik; tregu i profesioneve të lira; tregu i menaxhimit të së drejtës së autorit; tregu i depozitave dhe i kredive; tregu i prodhimit në vend të hidrokarbureve; tregu i prokurimeve të makinave të reja. Në këtë eksperiencë të akumuluar gjatë vitit që shkoi është për tu shënuar rritja e profesionalismit në realizimin e investigimeve dhe te inspektimeve duke synuar uljen e kohës së realizimit të një hetimi. Kjo taktikë ka çuar në rritjen e numrit të ankesave nga operatorët e tregut dhe konsumatorët në tregjet e komunikimit elektronik (2 raste), tregu farmaceutik, tregu i energjisë, tregu i profesioneve të lira si dhe tregu i sigurimeve.
Çështjet
Çështjet kryesore të shqyrtuara gjatë vitit 2009 nga Autoriteti i Konkurrencës lidhen me praktikat e bashkërenduara për fiksimin e çmimeve dhe marrëveshjet për ndarjen e tregut; sjelljen e ndërmarrjeve me pozitë dominuese në treg dhe në mënyrë të veçantë abuzimin me këtë pozitë; kontrollin e përqendrimeve dhe vlerësimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor që vepron në tregjet e monitoruara apo të investiguara; si dhe ne vlerësimin e akt-drafteve te adresuara për opinion pranë institucionit tone. Në tërësinë e tij ky aktivitet shumëdimensional i institucionit të konkurrencës është sintetizuar në 36 vendimmarrje te Komisionit te Konkurrencës gjatë vitit të kaluar. Autoriteti i Konkurrencës gjatë vitit 2009 ka përfunduar monitorimet dhe hetimet e mbartura nga viti 2008 : në tregun e tranzitimit dhe interkoneksionit në komunikimet elektronike ; tregun e importit dhe të shitjes me shumicë të karburanteve; tregun e importit të grurit dhe të prodhimit të miellit për bukë; tregun e sigurimit të detyrueshëm TPL e brendshme. Gjithashtu janë realizuar monitorime dhe hetime ne tregje të tjera : tregu farmaceutik; tregu i profesioneve të lira; tregu i menaxhimit të së drejtës së autorit; tregu i depozitave dhe i kredive; tregu i prodhimit në vend të hidrokarbureve; tregu i prokurimeve të makinave të reja. Në këtë eksperiencë të akumuluar gjatë vitit që shkoi është për tu shënuar rritja e profesionalismit në realizimin e investigimeve dhe te inspektimeve duke synuar uljen e kohës së realizimit të një hetimi.
Autoriteti
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur bashkëpunim real me operatorët e tregut, institucionet qendrore dhe entet rregullatore, të cilët janë konsideruar si faktorë shumë të rëndësishëm për të mundësuar një treg funksional. Ky fakt shprehet nga llojshmëria e tregjeve të monitoruar dhe të hetuar, nga rritja e ankesave të biznesit, nga përsosja e teknikave investigative, apo nga vlerësimet e partnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Progres Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë konstaton se Autoriteti i Konkurrencës ka pasur progres të mirë. Eksperienca mbi pesëvjeçare tregon se eficenca e zbatimit të Ligjit dhe Politikës së Konkurrencës është e lidhur ngushtë me harmonizimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor që ndikon drejtpërdrejtë apo jo në funksionimin e tregjeve me filozofinë e promovimit të konkurrencës. Rritja e mirëqenies ekonomike të operatorëve të tregut dhe të konsumatorit final kërkon një bashkëpunim proaktiv të komunitetit të biznesit, enteve rregullatore të tregjeve specifike, Autoritetit të Konkurrencës dhe politikbërësve, si faktor që mundësojnë rritjen reale ekonomike
Ornela Manjani