E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten porositë për “Boeing” dhe “Airbus”

New York, 9 gusht – Prodhuesit më të mëdhenj të aeroplanëve komercialë në botë, ai amerikan “Boeing” dhe evropian “Airbus”, në shtatë muajt e parë të këtij viti kanë marrë 255, përkatësisht 245 porosi.

Kjo është ndjeshëm më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë, ndërsa “Boeing”-ut i duhen edhe disa porosi që tani të arrijë kuotën e vitit të kaluar.

Kjo kompani, nga janari deri në fund të korrikut ka marrë gjithsej 319 porosi, por porositësit kanë hequr dorë nga 64 aeroplanë. Ndërsa “Airbus” ka marrë 286 porosi, prej të cilave 41 janë anuluar.

Tek te dy kompanitë, dominojnë porositë për aeroplanët e madhësisë mesatare, siç janë “A320” dhe “737”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›