E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez do të takojë presidentin e ri të Kolumbisë

Bogota, 9 gusht - Presidenti i ri i Kolumbisë Juan Manuel Santos dhe ai i Venezuelës, Hugo Chavez, do të takohen të martën në Kolumbi.

Të dy liderët do të diskutojnë çarjen diplomatike midis vendeve të tyre, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Kolumbisë, transmeton BBC.

Pas inaugurimit të Santosit të shtunën, Chavez kishte deklaruar se dëshironte ta takonte “ballë për ballë”.

Më herët, Chavez i bëri thirrje grupit rebel të krahut të majtë, FARC, që të lirojë të gjitha pengjet.

Javën e kaluar, FARC kishte njoftuar se ishte i gatshëm të kërkonte një zgjidhje politike për konfliktin 46-vjeçar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›