E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompozitori Thoma Simaku, fiton çmimin në Britani për krijimin më të mirë



Kompozitori shqiptar, Thoma Simaku, ka fituar çmimin vjetor të Akademisë Britanike të Autorëve dhe Kompozitorëve për krijimin më të mirë të vitit 2009. Vepra për flaut e orkestër u vlerësua për virtuozitet, thellësi dhe origjinalitet. Simaku i falendoi autoritetet britanike për vlerësimin e dhënë mes 300 veprave të paraqitur në këtë çmim. Kompozitori Thoma Simaku jep mësim në katedrën e muzikës në Universitetin e Jorkut.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›