E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten shifrat, fëmijët vuajnë pasojat e gjakmarrjes

Jo për të gjithë nxënësit e shkollave shqiptare, vera është sezoni kur pushohet dhe mendohet për pushime. Fëmijet e ngujuar për gjakmarje, sa vijnë dhe shtohen, dhe janë pjesë e kategorisë së atyre që nuk mund të shijojne kenaqësinë e verës e aq më pak, rrezet e diellit pervëlues.

Kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Marku, shpreh shqetësim për fëmijët që detyrohen të ngujohen nga fenomeni kanuror të marjes së gjakut. Vetëm gjatë vitit të kaluar, sipas misionarëve të Pajtimit, në Shqipëri janë vrarë për gjakmarrje 30 persona më shumë. Por shqetësuese janë edhe të dhënat e publikuara prej tyre mbi përmasat e fenomenit të ngujimit, që sipas Markut, ka prekur edhe një numër të madh fëmijësh.
 

Gjakmarja dhe konfliktet e ndryshme kane provuar nga e drejta e votës rreth 1650 familje të ngujuara, 60.000 familje të konfliktuara për çështje toke, të cilët kanë ardhur prej më shumë se 5 vitesh nga zonat e thella në metropole, për tju shmangur pasojave të hasmërisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›