Tregu i energjise liberalizimi largon te medhenjte

Një janari pritet të sjellë ndryshime thelbësore në tregun e energjisë elektrike. Liberalizimi i synuar i tregut pritet që të largojë nga prodhimi vendas klientët që anë dhe harxhuesit më të mëdhenj të energjisë. Liberalizimi i tregut do të shkëpusë nga rrjeti fabrikat e mëdha dhe industritë e rënda që konusmojnë qindra mijra kilovat në 24 orë.
"Kjo bëhet me qëllim që KESH të ketë mundësi të blejë energji për klientët tariforë dhe që kanë cmim të rregulluar nga enti rregullator ku hyjnë klientët familjarë dhe bizneset e vogla. Kurse bizneset e mëdha të kenë mundësi të dalin vet në treg dhe mund ta gjejnë dhe më lirë, po që janë me cmim të parregulluar", tha Agim Bregasi, drejtor i Sektorit të Energjisë, METE
Shkëputja nga furnizimi prej CEZ-it ka shkaktuar reagime të forta të subjekteve që preken. Ata thonë se kostot nga energjia do të rriten ndjeshëm, kjo pasi ata do të detyrohen të blejnë me çmimet e rajonit. Shumë prej kompanive kanë paralajmëruar se mund të nisin të ulin numrin e tëtë punësuarve.
Florian Papadhimitri