Rriten të ardhurat e mbledhura gjatë këtij viti
Në janar-korrik të këtij viti në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 190 milionë lekë
Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë periudhës janar –korrik të këtij viti rezultojnë në 189,926 milionë lekë.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Financave të ardhurat gjatë shtatë mujorit të parë të këtij viti përbëjnë 53,39% të totalit të të ardhurave të parashikuara për tu mbledhur në buxhetin e shtetit gjatë vitit 2012.
Gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë në buxhetin e shtetit u arkëtuan 182,701 milionë lekë apo 7, 225 mijë lekë më pak se këtë vit. Ministria e Financave llogarit që gjatë vitit 2012 të arkëtojë në llogarinë e shtetit gjithsej rreth 355,759 milionë lekë. Gjithashtu gjatë periudhës shtatë mujore nga doganat dhe tatimet janë mbledhur 131,393 milionë lekë, ndërsa nga pushteti lokal 7,469 milionë lekë. Duke iu referuar shifrave zyrtare përsa u përket shpenzimeve, që nga fillimi i vitit e deri në fund të korrikut rezultojnë në 210,970 milionë lekë që përbëjnë 53,15% të totalit të shpenzimeve të parashikuara për të gjithë vitin 2012. Sipas MF për të gjithë periudhën 12 mujore është parashikuar që të shpenzohen 396,922 milionë lekë.