E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: I qëndrojmë nismës për referendumin e imunitetit. Rama është kundër statusit kandidat në BE

30-08-2012 / Gazeta 55

“Për ne rëndësi kapitale ka patur dhe ka heqja e imunitetit dhe jo rrugët e heqjes së tij. Ne kemi qenë dhe jemi të vendosur të ndjekim të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese për të realizuar qëllimin tonë kryesor heqjen e imunitetit”
 
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli doli në një konferencë për mediat përpara fillimit të hapjes së sesionit të ri parlamentar më 3 shtator.
Pasi bëri një përmbledhje të punës së Kuvendit gjatë sesionit të kaluar, debateve dhe ligjeve më të rëndësishme të miratuara, zonja Jozefina Topalli iu përgjigj interesit të medias për disa nga çështjet më sensitive të aktualitetit.
E pyetur në lidhje me çështje e heqjes së imunitetit për deputetët dhe zyrtarët e lartë, Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se mazhoranca është e vendosur në arritjen e këtij qëllimi.
“Për ne rëndësi kapitale ka patur dhe ka heqja e imunitetit dhe jo rrugët e heqjes së tij. Prandaj dhe ne kemi qenë dhe jemi të vendosur të ndjekim të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese për të realizuar qëllimin tonë kryesor: heqjen e imunitetit”- tha Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›