Rriten temperaturat, tkurret numri i komunave të izoluara
TIRANË- Duket më e qetë situata si pasojë e rritjes së temperaturave në të gjithë vendin. Ndërsa, komuna Blerim në Pukeë del nga harta e zonave të bllokuara, të izoluara në këtë rreth janë komunat Fierz dhe Iballë, disa fshatra të thellë në komunat Qafë Mali, Qelëz, Rrapë e Gjegjan. Vijon puna për hapjen e akseve Qafë Mali-Kukës, Qafë Mali-Fierz, ndërsa segmenti Fierzës është hapur deri në fshatin Dardhë.
Mësohet se ende nuk ka nisur shpërndarja në komunat e thella të Pukës. Shkollat në fshatra edhe sot të mbyllura. Reduktohet në 6 numri i komunave të bllokuara në qarkun e Kukësit. Të gjitha akset nacionale dhe ato që lidhen me komunat janë të hapura, ndërsa janë të bllokuara të gjitha fshatrat, si pasojë e moshapjes së rrugëve që lidhin ato me qëndrat e komunave. Akse problematike Kukës-Shishtavec dhe Kukës-Peshkopi.
Mungon ende uji i pijshëm në disa lagje të qytetit të Kukësit. Aksi Peshkopi-Librazhd i bllokuar. Zona të izlokuara në Dibër, komuna Lurë, fshatrat e komunave Trebisht, Kala e Dodës, Ostren, Zerqan, Martanesh, Fushë Bulqizë e Gjoricë. Në Korcë ende të bllokuara fshatrat në komunën Lekas, 6 fshatra në Clirim, 4 në Novoselë, 5 në Dardhas.
(el.me/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Dibër, 3 anëtarë të një familje të bllokuar prej 3 javësh Moti i ftohtë, rriten çmimet e fruta perimeve në tregje