Libia, Obama paralajmëron Gedafin
Ndërsa në disa qytete të Libisë vijojnë luftimet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve të armatosur, Presidenti Amerikan, Barak Obama, ka lënë sërish të hapur mundësinë e një ndërhyrje ushtarake.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Obama e ka quajtur dhunën e forcave të Liderit Moamar Gedafi të papranueshme dhe paralajmëroi përgjegjësit, duke thënë se do të mbajnë përgjegjësi për çdo akt dhune.
Por kundër një plani të tillë është shprehur Rusia, e cila me anë të ministrit të jashtëm Segrei Lavrov tha se nuk është dakord me një ndërhyrje të huaj ushtarake në Libi
Ndërkaq, në Qeveria e japonisë ka miratuar ditën e sotme sanksione të reja ndaj Libisë. Sanksionet prekin asetet e Muamar Gedafit, por nuk publikohen shifra.
Më parë Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se rreth 1 milion njerëz, shumica prej të cilëve të huaj janë larguar nga Libia ose kanë mbetur të bllokuar në zonat e përfshira nga luftimet