Ferideja në shtëpi, nipërit: Duam që nëna të qëndrojë
Historia e dhimbshme angazhoi politikisht dhe në mënyrë humane kreun e PS Rama. Bëhet fjalë për nënën 75-vjeçare, Feridenë, e cila pasi fitoi lirimin 5-ditore me rastin e festave iu bashkua 2 nipërve të saj jetimë që do e kalojnë bashkë vitin e ri.
FIER- Ka nisur si një festë dita e parë e lirisë 5-ditore për nënën 75-vjeçare, Feridenë, historia e së cilës preku të gjithë shqiptarët. Pas shoqërimit nga burgu 325 deri në shtëpinë e saj në fshatin Mbyet të Fierit nga kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, nënë Ferideja u prit me lot dhe gëzim nga banorë të fshatit, por ata që e përjetuan më shumë praninë e saj ishin dy nipërit jetimë të cilët veç falenderimeve kërkojne nga presidenti Topi që nëna e tyre të mos kthehet me në burg.
Nënë Ferideja nuk gjen dot asnjë fjalë më shumë veç falenderimeve për ata që mundësuan lirinë 5-ditore të saj, e cila do të festojë natën e ndërrimit të viteve me nipërit e saj jetimë.
Komshinjtë e nënë Feridesë në fshatin Mbyet të Fierit tregojnë vuajtjet që dy nipërit jetimë kalonin gjatë kohës që 75-vjeçarja ndodhej në burg.
Të lumtur dhe me lot në sy të gjithë në fshat i luten presidentit Topi të amnistojë nënën fatkeqe, Feridenë. (a.r/news24/balkanweb)