E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet bashkëpunimi me Maqedoninë për arsim

Maqedonia dhe Kosova do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit. Kështu paralajmëruan dy zëvendësministrat e Arsimit, ai i Maqedonisë, Safet Neziri, dhe i Kosovës, Nehat Mustafa, gjatë takimit që realizuan në Shkup, raporton Alsat-m. 

Si njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, në takimin e sotëm është diskutuar për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e shkencave matematiko–natyrore, teknike, bioteknike, shkencave të mjekësisë dhe shkencave shoqërore–humane.

Dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakord që të sigurojnë bursa për nxënës dhe studentë, vizita studimore, mundësi për ndjekjen e studimeve pasuniversitare, studime të doktoraturës në të dy vendet, si dhe trajnim profesional të kuadrit./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›