Rritet besimi, por problem papunësia për qytetarët
21/09/2009 Banka e Shqipërisë konstaton prirje pozitive në pjesën e mbetur të vitit
Bizneset shqiptare nuk i tremben pasojave të krizës ekonomike botërore. Po kështu edhe qytetarët kanë rinisur të besojnë te sistemi bankar dhe te e ardhmja ekonomike. Këto janë disa nga përfundimet e analizës së fundit që ka bërë Banka e Shqipërisë. Në këtë vrojtim evidentohet një rritje e besimit të qytetarëve dhe sipërmarrjes private në ekonominë e vendit, një dukuri që po konstatohet edhe në vendet e tjera të botës. Rezultatet e vrojtimit të biznesit dhe konsumatorit janë publikuar për periudhën e tremujorit të dytë të vitit.
Besimi i konsumatorit
Qytetarët janë më optimistë se bizneset për ecurinë e mëtejshme të ekonomisë. Banka e Shqipërisë ka konstatuar në vrojtimin e saj se gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, treguesi i besimit të konsumatorit ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm. Ky tregues ka shënuar një rritje prej 8.5 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Sipas ekspertëve të BSH-së, rritja e treguesit të besimit të konsumatorit është shkaktuar nga prirjet pozitive të qytetarëve për ekonominë në përgjithësi, si dhe për situatën e blerjeve dhe kursimit. “Situata ekonomike dhe financiare e konsumatorëve ka njohur rritje gjatë tremujorit të dytë të vitit 2009. Ndërkohë që konsumatorët e perceptojnë si të rritur koston mesatare të jetesës për këtë periudhë”,- theksohet në analizën e BSH-së. Problem për qytetarët mbetet papunësia. Nga vrojtimi ka rezultuar se 36 për qind e konsumatorëve presin që ajo të rritet gjatë pjesës së mbetur të vitit, kundrejt 28 për qind që parashikojnë rënie.
Vrojtimi
Në analizën e tyre ekspertët evidentojnë një rritje të besimit të operatorëve të tregut, ndryshe nga tremujorët e mëparshëm që reflektonin pasigurinë e krizës botërore. “Rritja e treguesit të tendencës ekonomike në tremujorin e dytë të vitit u ndikua kryesisht nga kontributi pozitiv treguesit të besimit të konsumatorëve dhe i treguesit të besimit të sektorit të ndërtimit. Sektorët e industrisë dhe të shërbimeve kanë shënuar gjithashtu rritje gjatë tremujorit të dytë të vitit 2009, ndonëse në një shkallë më të ulët”,- theksohet në vrojtimin e realizuar nga Banka e Shqipërisë. Rritja e treguesit të besimit dëshmon për një aktivitet normal të ekonomisë dhe për një stabilizim të fuqisë blerëse në treg.
Sektori i shërbimeve
Një rritje prej 1 për qind ka pësuar gjatë tremujorit të dytë të këtij viti edhe treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve. Ky përmirësim është shkaktuar kryesisht nga gjendja më e mirë financiare e bizneseve të kësaj fushe. “Bizneset e sektorit të shërbimeve kanë vlerësuar pozitivisht dhe në rritje aktivitetin e tyre dhe kërkesën gjatë tremujorit të dytë të vitit në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Çmimet e shërbimeve pas një prirje disa tremujore rënëse kanë shënuar një kthesë drejt rritjes. Bizneset kanë vlerësuar në një shkallë më të lartë edhe marrëdhënien me bankat. Rreth 80 për qind e subjekteve në këtë sektor i vlerësojnë të mjaftueshme shfrytëzimin e kapaciteteve”,- thuhet në vrojtimin e BSH-së. Gjatë tremujorit të tretë të vitit, firmat e sektorit të shërbimeve sinjalizojnë rritje të aktivitetit dhe përmirësim të situatës së punësimit.
Sektori i industrisë
Banka e Shqipërisë ka evidentuar një rritje të treguesit të besimit në sektorin e industrisë me 1.4 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Kthesa drejt rritjes e treguesit të besimit është ndikuar pozitivisht nga vlerësimet më optimiste të bizneseve të industrisë për situatën e prodhimit industrial, për gjendjen e inventarëve të tyre dhe për situatën e punësimit në këtë sektor. “Rreth 39 për qind e bizneseve të industrisë janë shprehur se kontratat porositëse nuk kanë qenë aspak të mjaftueshme, ndërkohë që tremujorin e kaluar ky tregues ishte 55 për qind. Shfrytëzimi i kapaciteteve prodhuese të bizneseve të industrisë ka njohur një rritje me 4 pikë përqindje në tremujorin e dytë, duke shënuar vlerën 65.7 për qind”, - evidentohet në vrojtim.
Sektori i ndërtimit
Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit ka pësuar gjatë tremujorit të dytë të këtij viti një rritje prej 4.4 për qind kundrejt tre muajve të parë të 2009-s. Ky përmirësim ka ardhur si pasojë e pritshmërive më të mëdha për kërkesën dhe punësimin në këtë sektor. “Bizneset kanë pranuar se prania e ekonomisë informale është faktori me ndikimin më të madh që ka penguar aktivitetin e tyre. 59 për qind e bizneseve kanë raportuar se kontratat porositëse kanë qenë të mjaftueshme edhe shfrytëzimi i kapaciteteve ndërtuese ka shënuar një rritje prej 4.5 për qind. Përmirësim gjatë tremujorit të dytë ka njohur edhe gjendja financiare e bizneseve”,- vlerëson vrojtimi. Analiza tregon se prirjet për tremujorin e tretë të vitit flasin për përmirësim të mëtejshëm.