Universiteti i Durrësit kërkon leje për 7 kate
21/09/2009 Shtohen degët, studentët dhe kapacitetet
Godina e universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu” do të kërkojë tjetër shtesë pas asaj të dy viteve më parë duke synuar të shkojë në 7 kate. Fluksi i madh i frekuentimit dhe kërkesat gjithnjë e në rritje për regjistrime të reja ka detyruar rektoratin e këtij universiteti të kërkojë të zgjerojë numrin e auditorëve dhe sallave. Universiteti ka paraqitur në KRRT-në e bashkisë së Durrësit kërkesën për të zgjeruar hapësirat e saj akomoduese të studentëve dhe për të krijuar infrastrukturën e duhur. Në departamentin e urbanistikës pranë Bashkisë së Durrësit është thënë se kërkohet leje sheshi ndërtimi për godinë shumë funksionale 2-4-6-7 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Sipërfaqja e sheshit është parashikuar të jetë 1992.61 m2, kurse sipërfaqja e ndërtimit 1473 m2. në projekt parashikohet që shfrytëzimi i sheshit të ndërtimit të jetë në limitet e 75 për qind, koeficient i pranueshëm në planin urbanistik dhe arkitekturor. Në vitin 2005 godina ishte vetëm 2-katëshe për t’i shtuar edhe dy kate të tjera në verën e vitit 2007. Rektorati ka realizuar një studim për të parë rritjen e kapaciteteve të pranimeve në këtë universitet dhe ka arrirë në konkluzionin se shtesa edhe në tre kate së bashku me do korpuset anësore do të jenë të mjaftueshme edhe për disa vite të tjera. Një ide e tillë është pritur mirë nga studiues dhe drejtues të qarkut, prefekturës dhe bashkisë së Durrësit, të cilët kanë përcjellë materialin përkatës për ta studiuar byroja teknike e bashkisë, e cila edhe do të afrojë materialin për të bindur anëtarët në miratimin e kësaj kërkese. Në auditorët e Universitetit të Durrësit janë arsimuar 2300 studentë dhe kontingjenti i parë kanë marrë në orë diplomat. Ky universitet është hapur tre vjet më parë dhe sivjet janë diplomuar studentët e parë, të cilët kanë marrë diplomën me siglën e universitetit “Aleksandër Moisiu”, institucion që është përfshirë në strukturën e Kartës së Bolonjës. Rektorati ka vendosur rregulla të forta për të nxjerrë studentë të kualifikuar. Kjo i ka vënë pedagogët në stadin e rritjes së përgjegjësive. Të rinjtë në Universitetin e Durrësit studiojnë për shkencat e administrimit, menaxhim turizëm, gjuhë të huaj, mësuesi, rrjet kompjuterik, teknologji automobilash etj. këtë vit universiteti do të pranojë më shumë se 800 studentë në vitet e parë, ndërsa 17 vende të tjera janë lënë për studentë që vinë nga Presheva dhe Kosova.