E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani,qeveria:Protestat gjatë lojrave Olimpike, të papranueshme

Zëdhënësi i kryeministrit të Britanisë, Dejvid Kameron, tha se kërcënimi i sindikatës së punëtorëve për të prishur Lojërat Olimpike në Londër, do të ishte një gjest “i papranueshëm dhe jopatriot”.

Sindikata më e madhe britanike, e cila thotë se përfaqëson 200.000 punëtorë të sektorit publik, ka paralajmëruar organizimin e protestave gjatë lojërave verore, për të kundërshtuar shkurtimet e mprehta buxhetore, të bëra nga Qeveria.

Stiv Filld tha se Lojërat Olimpike janë një “rast i madh për vendin” dhe se Britania nuk do të donte të shihte diçka “që i rrënon ato”.

Lojërat Olimpike në Londër pritet të mbahen nga 27 korriku deri më 12 gusht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›