E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet çmimi i ujit të pijshëm

Që prej 1 janarit qytetarët shqiptarë do të paguajnë më tepër para për ujin e pijshëm.Enti Rregullator i Ujit ka vendosur tashmë që në Tiranë do të paguhet 45 lekë më tepër për m3.

Ndërkohë që për Korçën rritja ka qenë 60 lek për m3, për Shkodrën 40 lek dhe për Durrsin 58 lekë. Avni Dervishi kreu i ERRU deklaroi se ky vendim u mor duke pasur synim rritjen e performancës.
 

Gjithsesi nëse nuk respektohen treguesit e performancës Dervishi deklaron se do të rishikohen tarifat e vendosura.
 

Enti Rregullator i Ujit mori vendim për rritjen e çmimit të ujit të 12 shoqërive të ujsjellësave në Shqipëri. Vendimi për rritjen e çmimit të ujit është një vendim që do të aplikohet për 2 vjet.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›