Sa familje shqiptare njihni ju që fitojnë 3 mijë USD në muaj?
Share
Në fakt është një pyetje që na mundon të gjithëve kur shohim Berishën që deklaron se të ardhurat për frymë në Shqipëri kanë mbërritur në 9 mijë dollarë. Përveç disa biznesmenëve që marrin shumicën e pasurisë së shqiptarëve, sa familje shqiptare njihni ju që fitojnë rreth 3 mijë dollarë në muaj? Këtë pikëpyetje ngre edhe kryetari i PS, Edi Rama, në faqen e tij në Twitter. Sapo i çoi 9 mijë USD të ardhurat për frymë Saliu, d.m.th familja shqiptare me 4 vetë fiton 36 mijë USD në vit, pra 3 mijë USD në muaj për familje!!! shkruan Rama.
Ju lexues, sa familje shqiptare njihni që fitojnë 3 mijë USD në muaj?
