E Shtunë, 31 Tetor 2026

WSJ: Bankat europiane po studiojnë rihedhjen e monedhave të vjetra

Situata aktuale e rënduar e ekonomive të eurozonës, i ka detyruar ato të përgatiten për monedhat e vjetra. Sipas të përditshmes amerikane “WSJ”, disa banka të mëdha ndërkombëtare po marrin masa për t’iu rikthyer monedhave të vjetra, si lira italiane, dhrahmia greke dhe escudo e Portugalisë. Sipas burimeve të mirinformuara, shkruan gazeta, bankat po përgatisin plane për të kryer transaksione në valutat e vjetra të eurozonës. “WSJ” shkruan se, sipas agjencisë belge, Swift, e cila drejton sistemet për transaksionet financiare ndërkombëtare, bankat në fjalë kanë kontaktuar për të patur teknologjinë dhe kodet e nevojshme. Sipas drejtuesve të Swift, kompania është e gatshme të bëjë gjithçka për të garantuar zhvillimet e rregullta të këtyre shkëmbimeve valutore, kur të jetë e nevojshme. Sipas “Wall Street Journal”, bankat po studiojnë të gjitha aspektet e impaktit që mund të ketë dalja e një apo më shumë vendeve nga eurozona.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›