E Diel, 1 Nëntor 2026

Udhëzimi për TVSH: Jorezidenti i tatueshëm, të emërojë përfaqësuesin tatimor

Të gjithë jorezidentëve shqiptarë, të cilët kryejnë shërbime në Shqipëri dhe për rrjedhojë detyrimi për të paguar TVSH-në u lind në vendin tonë, do t’u duhet të caktojnë menjëherë një përfaqësues tatimor në Shqipëri. Ky detyrim lind nga ndryshimi që i është bërë udhëzimit “Për tatimin mbi vlerën e shtuar të ndryshuar”, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren zyrtare. Sipas udhëzimit, detyrimi i personit të tatueshëm jorezident, për t’u regjistruar me anë të një përfaqësuesi tatimor për të paguar TVSH-në në Shqipëri, zbatohet pavarësisht nëse vlera e furnizimit të shërbimit kalon ose jo kufirin minimal të regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›