Rritet deficiti, leku në rrezik
Rritja e vazhdueshme e deficitit tregtar ka nxitur kërkesën e lartë për valutë në tregun e brendshëm, që ekonomia shqiptare e ka gjithmonë e më të vështirë për ta siguruar. Sipas të dhënave zyrtare, deficiti tregtar, gjatë vitit të kaluar, u rrit me 27 për qind, duke arritur në 2.3 miliardë euro, çka përbën dhe rekordin historik. Por, ndonëse deri më tani rritja e deficitit është kompensuar, kryesisht nga transfertat e emigrantëve dhe pjesërisht edhe nga të ardhurat që ka gjeneruar turizmi, këtë vit këto dy burime nuk kanë mundur të përballojnë rritjen e fortë të importeve, çfarë ka ngritur shqetësimet e para për efektet që kjo mund të ketë tek kursi i këmbimit. Për pasojë, llogaria korente rezultoi me një deficit prej 880 milionë eurosh, shifër kjo 11 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto. Krahasuar me vitin e kaluar, deficiti korent është rritur me 64 për qind. Sipas të dhënave zyrtare, qarkullimi neto i valutës në Shqipëri, në vitin 2007 është reduktuar në 149 milionë euro, nga 207 milionë euro në vitin 2006. Ekspertët parashikojnë që efektet e para të jenë te kursi i këmbimit të lekut ndaj valutave të tjera. "Nuk është çudi që kriza e çmimeve të sjellë zhvlerësimin e lekut. Pra, më shumë se sa luhatshmëri unë do të prisja një dobësim gradual të lekut", thotë Artan Hoxha, drejtor i Institutit të Studimeve Bashkëkohore.
Pasojat
Rreziku se rritja e deficitit mund të tronditë kursin e këmbimit është paralajmëruar edhe nga Banka Qendrore. Në deklaratën e fundit zyrtare për shtyp, Këshilli Mbikëqyrës paralajmëronte se: "Në mënyrë të vazhduar, gjatë vitit të kaluar është vënë re një thellim i deficitit korent, i shkaktuar nga rritja proporcionalisht më e lartë e vlerës së importeve në krahasim me eksportet. Në të njëjtën kohë, burimi kryesor i financimit të deficitit korent - prurjet nga emigrantët, ka regjistruar ritme rritjeje në rënie. Zhvillimet aktuale në llogarinë korente mund të shihen edhe si faktorë që mund të çojnë në një luhatshmëri më të madhe të kursit të këmbimit në një kohë të dytë. Për rëndësinë që ky sektor ka, zhvillimet në çmimet e importit, pozicioni i konkurrueshmërisë së vendit tonë në drejtim të eksporteve, burimet e financimit të deficitit korent dhe flukset kapitale duhet të monitorohen dhe analizohen me kujdes dhe në mënyrë të rregullt". Qytetarët shqiptarë nuk do të mbeten jashtë kësaj vorbulle dhe mbi ta mund të rëndojë barra e çmimeve të larta. "Efekti i parë i dobësimit të lekut padyshim që do të ishte rritja e mëtejshme e çmimeve në treg", thotë Hoxha. Shqipëria eksporton në vlerë 4 herë më pak nga sa importon. Një zhvlerësim i lekut do të mund të rriste eksportet, por do t‘i bënte më të shtrenjta mallrat e importit. Deficiti tregtar do të rritej edhe më shumë, por ekonomia rrezikon të humbasë edhe mburojën e saj të një kursi të qëndrueshëm të lekut ndaj valutave. Në këto momente është pikërisht ky kurs i qëndrueshëm, i cili po e mban paksa të frenuar rritjen e çmimeve të importit në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera.