Letrat e grave çame “Si na i vranë djemtë dhe burrat para syve”
Autori i Lajmit: red.
Popullata e shumëvuajtur çame e vendosur në Shqipëri në mënyrë spontane nuk vonoi të kërkonte të drejtat e saj tek organizmat ndërkombëtare, duke infromuar pikë së pari, rreth asaj që kishte ndodhur në krahinën shqiptare të Çamërisë. Këto dëshmi që janë rrënqethëse edhe në leximin e sotëm, janë provat më të gjalla që hedhin dritë mbi gjenocidin e ushtruar në fund të Luftës së Dytë Botërore mbi një popullsi civile në emër të asgjëje tjetër veçse të doktrinave shoviniste të spastrimit etnik. Për të evidentuar këto të dhëna, vetë popullsia çame ngriti komisione të karakterit hetimor, (puna e të cilëve është e përmbledhur në deklaratat që do të lexoni më poshtë).
Shabane Azemi, Delvinë më 26 shkurt 1947
Më 18 shtator 1944 ikëm nga Filati dhe vajtëm në katundin Spatar, atje erdhën ushtarë zervista dhe më morën burrin, pas tre ditë bashkë me gra të tjera shkuam në Filat për të parë burrat të clët ndodheshin në burg. Në këtë kohë na vënë edhe neve në burg ku na lanë një natë. Tjetrën ditë na morën dhe na shpunë në ikotrofie dhe burrat na i vranë në fushë të Filatit. Midis të tjerëve ishte edhe burri jem, Bajram Azemi, vjet 48, edhe kunati tim Lahe Halil Azem. Në burgun tonë të grave zervistat zgjidhnin gratë që u pëlqenin dhe i ç nderonin. Për këto vrasje dhe ç nderime kaq çnjerëzore kërkojmë nga ai komision që të shkojë në vend dhe të hetojë përsa sipër.
Hava Jakupi
Më datën 14 qershor 1944 ushtarë zervista në Filat më morën djalin tim Jakup Sulan dhe ma vranë në Pleshevicë, ashtu edhe burrin tim Sulo Jakupin e vranë në fushë të Filatit bashkë me 48 të tjerë dhe neve të gjitha gratë dhe familjet ndenjëm në ikotrofie të Filatit. Të mbyllura atje vdiqën 56 fëmijë dhe gra dhe çdo ditë vinin ushtarë zervista dhe na kërcënonin me thika dhe difeqe, ndërsa nga ana tjetër cila ishte më e mirë nga neve gratë, e merrnin dhe e ç nderonin. Prej këtyre grave mbaj mend Fahre Mehmetin dhe vajzën e Madan Arifit nga katundi Spatar i Filatit. Prandaj kërkoj nga ai Komision që të shkojë në vend për të hetuar mbi barbarizmat e sipërme.
Xhemile Jakupi
Më 10 gusht 1944 në katundin Vrehon atë të Gumenicës, ushtria zerviste më vrau burrin tim Jakup Halitin dhe më plaçkitën dhe nuk më lanë hiç asgjë. Prandaj kërkoj nga ia komision të shkojë në vendin e ngjarjes.
(Materiali është shkëputur nga libri “Masakra në Çamëri” të autorit Kastriot Dervishi)
Ky lajm është publikuar: 14/04/2009