E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet ekonomia ulet punesimi

INSTAT publikoi së fundimi rezultatin e rritjes ekonomike e cila deri në fund të shtatorit 2010 ishte 3.7 përqind krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë.

Shifrat, sipas INSTAT, tregojnë se gjatë gjithë vitit ekonomia i ka përshpejtuar ritmet e rritjes për të mbërritur në rezulatin e fundit më të lartë. Por cili ka qenë efekti i rritjes së prodhimit në punësim?

Sipas bilancit të forcave të punës, në fund të shtatorit të vitit 2010, në ekonominë shqiptare numri i të punësuarve ishte rreth 916 mijë veta ose 55.6 mijë vetë më pak se e njëjta periudhë e vitit 2009 duke dhënë një situatë paradoksale, pasi nëse ekonomia, sipas INSTAT, u rrit me 3.7 përqind, numri i njerëzve të punësuar për të njëtën periudhë po sipas INSTAT ra me 5.7 përqind.

Pradakosi thellohet pasi rënia e punësimit në pjesën dërrmuese të saj ka ndodhur në bujqësi, sektor i cili, sipas INSTAT, këtë vit po bëhet udhëheqës i rritjes ekonomike.

Nga shtatori i vitit 2009 deri në shtatorin e vitit 2010 prodhimi bujqësor u rrit me 7.6 përqind, ndërsa numri i të punësuarve në këtë sektor për të njëtën periudhë u ul me 63 mijë veta ose rreth 11 përqind.

Sipas ekspertëve, ky paradoks i shifrave zyrtare, ka dy shpjegime:

E para ose produktiviteti i fermerëve shqiptarë është rritur me ritme të jashtëzakonshme gjatë këtij viti, pra shumë më pak punonjës prodhojnë shumë më shumë prodhim, ose varianti i dytë është ai që shifrat zyrtare tregojnë një realitet të paqënë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›