E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat e lena peng per kredite

Bankat po drejtohen gjithnjë e më shumë drejt zyrave të përmbarimit privat, për të sekuestruar dhe shitur pronat e kredituesve të këqinj. Arritja në nivelin e rreth 18 për qind e portofolit dhe situata e tendosur në tregjet ndërkombëtare financiare, ka ndezur alarm mes kredituesve. ILir Dervishaj, përmbarues gjyqësor privat tregon se rreth 80 përq qind e çështjeve të ardhura prana zyrës janë zgjidhur, pronat janë sekuestruar dhe shitur më pas në treg. Shitja e këtyre pronave bëhet me dy faza ankandi, duke u shitur si fillim 20 për qind më ulët se kredia dhe më pas 40 për qind më pak.

Megjithatë, zoti Dervishaj thekson se procesi vonohet në gjykata, pasi këto të fundit përkrahin kërkesat e debitorëve për pezullimin e veprimeve të përmbarimit apo edhe për arsye që nuk e lidhin pronën e kontratës me atë që është në terren.

Nga ana e tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani u ka bërë thirrje bankave që të kryejnë ekzekutimin e kolateralit ose thënë ndryshe të bëjnë sekuestrimin dhe shitjen e pronave të lëna nga kredituesit si garanci.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›