E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie euro ekspertet Ky zhvleresim eshte i perkohshem

Euro ka pësuar një rënie të thellë ditët e fundit, duke zbritur në kuotën e 136 lekëve. Ekspertëtë shpjegojnë se ky zhvlerësim është i përkohshëm. Sipas tyre, rënia e monedhës europiane po ndodh për shkak të panikut që ka përfshirë qytetarët, të cilët po kthejnë kursimet e tyre nga euro në lek.

Në këtë pikë sipas specialistëve të ekonomisë, zhvlerësimi i eruos është favorizues për ata individë që i kanë kreditë e marra në euro dhe të ardhurat kryesore në lekë. Po ashtu, kjo ulje është favorizuese edhe për borxhin qeveritar, i cili është marrë në këtë monedhë.

Në fakt, për herë të parë këto vitet e fundit leku është në një pozicion të fortë, si në këmbim me dollarin, po ashtu edhe me euron. Leku është vlerësuar edhe kundrejt valutës së gjelbër, për shkak se rënia e saj në tregjet ndërkombëtare ka vijuar këto ditë, pasi bankat qendrore kryesore të botës ulën me 0.5 koston e USD-së për të çliruar në këtë mënyrë likuiditet në treg.

Duket se lajmet që euro është me ditë të vështira i kanë frikësuar investitorët, të cilët kanë ndryshuar sjelljen dhe nuk janë më të hapur ndaj euros. Frika në tregun shqiptar të këmbimeve, në fakt erdhi pas lajmeve se bankat po përgatisin planet e urgjencës në rast të një falimentimi të mundshëm të eurozonës dhe kalimit të saj në recesion. Alarmi i lëshuar nga analistët thekson se kriza financiare e eurozonës ka hyrë në një fazë të rrezikshme dhe serioze.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›