E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet konsumi i naftes ne vend

Kriza dhe çmimet e larta nuk kanë ndikuar në konsumin e karburanteve. Ndryshe nga shumë artikuj të tjerë, sikurse janë edhe ushqimet, për të cilat kërkesa ka rënë ndjrshëm. Por, qytetarët shqiptarë vijojnë të kenë kërkesë të lartë për karburante. Instituti i statistikave raporti se në tremujorin e fundit te vitit 2011 shitja me pakicë e karburanteve shënoi një rritje me 35 për qind , në krahasim me të njëjtëm periudhë të një viti më parë.
Pavarësisht çmimeve të larta, me mbi 180 lekë për litër, nafta dhe benzina janë shitur gjatë vitit që shkoi më shumë se kurrë më parë. Ky fakt pranohet edhe në pikat e tregtimit të karburantit me pakicë, ku shitësit pohojnë se xhiroja vjetore e karburantit është dy herë më e latë se e dy viteve më pare. Por, si INSTAT ashtu edhe ekspertët e tjerë të fushës e lidhin këtë fakt me shtimin e makinave të shumta në qarkullim. Gjatë tremujorit të fundit të vitit 2011 numri i makinave të importuara është rritur ndjeshëm, ndërkohë që edhe çmimi i tyre në treg ka rënë. Sipas të dhënave të Institutit të statistikave në periudhën tetor-dhjetor janë importuar 19,153 automjete, nga 3,956 të importuara në po këtë tremujor të vitit 2010. kjo fale riformulit të taksave që paguhen për makinat e importuara.
Në fakt në tregjet e huaja po ndodh e kundërta. Konsumi i naftës është frenuar ndjeshëm për shkak të rënies së fuqisë blerëse

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›