E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet me 3.2 përqind ekonomia turke

Në tremujorin e këtij viti ekonomia e Turqisë është rritur me 3.2 për qind. Të Ardhurat Kombëtare Bruto (GDP) për këtë periudhë u realizuan rreth 182 miliardë e 500 milionë dollarë.

Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi përfundimet e tremujorit të parë të vitit 2012 duke theksuar se norma e rritjes ekonomike për periudhën janar-mars 2012 është 3.2 për qind.

Kurse Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 14.2 për qind dhe u realizua në shifrën 329 miliardë e 20 milionë lira turke.

Kështu procesi i rritjes së pandërprerë të ekonomisë turke, rritje që ka filluar në çerekun e fundit të vitit 2009, ka vazhduar edhe në tremujorin e parë të 2012-ës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›