Gjermania aprovon paktin fiskal te Europes

Pas aprovimit nga parlamenti gjerman i paktit fiskal me një mazhorancë me dy të tretat, pakti ka marrë miratimin edhe nga dhoma e lartë e qeverive rajonale.
Pakti i ri fiksal i BE që pritet të aprovohet edhe nga disa vende të tjera të bllokut duke u hapur kështu rrugën rregullave të reja të bilancit të mbrojtura fortësisht nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Në debatin që i parapriu votimit ministri gjerman i financave Volfgang Schauble ka vijuar më tej me premtimet e Merkel se nuk do të kishte asnjë lidhje me eurobonot në jetën e saj duke thënë se eurobondet nuk do të funksionojnë përsa kohë ajo të ishte gjallë.
“Eurobonot, apo obligacionet në euro nuk mund të kuptohen pa një përgjegjësi të përbashkët dhe një politikë të përbashkët financiare, janë diçka që unë nuk i dua në jetën time- tha ministri i Financave.
Presidenti gjerman Joachim Gauck do të firmosë të dy ligjet kundër krizës së borxheve në eurozonë, paktin fiskal dhe mekanizmin europian të stabilitetit, vetëm atëherë kur Gjykata Kushtetuese do t'i japë rrugën e lirë. Të premten dhoma e ulët e parlamentit mbështeti edhe mekanizmin Europian të stabilitetit me një shumicë të cilësuar votash. Ata që e kanë kundërshuar fondin janë disa deputetë nga koalicioni konservator i kancelares Merkel, të cilët janë të pakënaqur në lidhje me përdorimin e taksapaguesve gjermanë për të mbështetur vendet në vështirësi të eurozonës, si Greqia. Për Merkel pakti fiskal dhe mekanizmi i stabilitetit, të vetme, nuk janë të mjaftueshme për të shpëtuar bashkimin ekonomik dhe monetar, por janë një hap i rëndësishmë që i tregon botës se Gjermania po angazhohet për euron dhe se e duan të qëndrueshme monedhën e tyre. Mekanizmi Europian i Stabilitetit nuk mund të hyjë në fuqi pa mbështetjen gjermane pasi ka nevojë për miratim nga vendet që përbëjnë 90% të bazës së kapitalit të tij. Ky instrument europian pritet të hyjë në fuqi më 9 korrik, por gjermania mund ta humbasë këtë afat pasi ratifikimi kërkon miratimin edhe nga ana e gjykatës kushtetuese.