Kthimi i emigranteve forcohet leku

Kthimi i emigrantëve po dobëson monedhën europiane. Pavarësisht krizës ekonomike që ka përfshirë Evropën kthimi i emigrantëve për të kaluar pushimet në Shqipëri ka dhënë efektet e para në forcimin e lekut shqiptar edhe pse jo shumë të theksuar. Në kursin e këmbimit valutor euro është shkëmbyer në nivelin e 137-138 lekëve duke pasur një tendencë në zbritje.
Sipas specialistëve forcimi i monedhës shqiptare pritet që të vazhdojë përgjatë gjithë verës pasi të ardhurat që kanë sjellë emigrantët kanë shtuar euron në qarkullim. Një tjetër arsye që ka ndikuar në dobësimin e euros ka të bëjë me krizën që po përjetojnë disa vende të eurozonës dhe veçanërisht Greqia. Nga një euro e dobët përfitojnë të gjithë ata që kanë kredi në këtë monedhë, pasi do të paguajnë më pak për këstet mujore.
Nga ana tjetër pritet që importet të bëhen më të lira, çka mund të përkthehet me ulje të çmimeve në treg. Përfitime ka edhe qeveria, që do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm. Të penalizuar ndërkohë janë eksportuesit, norma e fitimit të të cilëve do të ulet. Ata qytetarë që kanë për të shlyer kredi në euro dhe që kanë ndërmend të blejnë euro, ajo do t`u kushtojë lirë këtë verë. Sipas specialistëve euro pritet që të forcohet vetëm pas largimit të emigrantëve të cilët kanë sjellë në Shqipëri fitimet që ta kanë marrë në vendet ku punojnë.