E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondet e AIDA-s 2012 per bizneset e mesme dhe te vogla

Brenda këtij viti agjencia e investimeve AIDA do të bëjë shpërndarjen e  dy fondeve nga buxheti i shtetit për bizneset e mesme dhe të vogla si dhe bizneset që zhvillojnë eksportet. Kjo agjenci fton të gjitha bizneset e kësaj kategorie të ofrohen për të përfituar nga fondi i konkurrueshmërisë dhe ai i inovacionit. Vlera e mbështetjes financiare për çdo biznes shkon deri në 1 milionë lekë.
Drejtoresha  e AIDA-s tregon se pjesëmarrja e bizneseve që bëhen përfitues të këtyre fondeve deri tani është shumë e ulët. Sipas, saj agjencia mund të mbështesë me fonde deri në 28 biznese. 
Pjesëmarrja e ulët e bizneseve që mund të përfitojnë fonde në formën e grandeve nga AIDA lidhet dhe me mangësitë që ato mund të kenë në dokumentacionet.  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›