Rritet mesatarja e gjatesise trupore te meshkujve
Mesatarja e gjatesise trupore te meshkujve evropiane eshte rritur me rreth 11 centimetra, qe prej mesit te shekullit te 19-te. Ekspertet e Universitetit te Oksfordit arriten ne kete perfundim pas te dhenave te mbledhura ne 15 shtete te ndryshme te kontinentit. Sipas rezultateve, tashme mesatarja e gjatesise se nje mashkulli evropian, shkon ne rreth nje meter e 77 centimetra. Sipas shkencetareve, ky eshte nje mates real qe tregon permiresimin e shendetit te njerezve ne pergjithesi. Ne studim jane te perfshire vetem meshkujt, pasi femrat kane nisur te sherbejne vone ne ushtrite evropiane. Ekspertet e shpjegojne rritjen e mesatares se gjatesise trupore te meshkujve, me faktin se shume semundjeve, tashme u eshte gjetur kura. Behet fjale per disa semundje qe prekin femijet ne dy vitet e para te jetes, si ato ne rruget e frymemarrjes apo diarete.