Studimi, 320 mije lloje virusesh te reja
Ekzistojne te pakten 320 mije lloje te reja virusesh qe qarkullojne mes kafsheve dhe qe presin te zbulohen nga njeriu. Ky eshte rezultati i nje studimi te zhvilluar nga Qendra per Infeksione dhe Imunitet ne Universitetin e Kolumbias ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Sipas ketij studimi, identifikimi i ketyre viruseve, sidomos te atyre qe mund te barten tek njerezit, mund te ndihmoje ne parandalimin e epidemive te ardhshme. Shkencetaret thone se 70 per qind e viruseve qe infektojne njerezit vijne nga kafshet, ndaj studimi eshte tejet i rendesishem. Ne studim u mor nje lakuriq nate ku gjeten mbi 60 lloje virusesh te pa hasur me pare. Sipas tyre, hetimi i viruseve te reja qe gjenden tek kafshet kushton rreth 6 mld dollare, por kjo shifer eshte shume e vogel po te krahasohet me shumen qe do te duhej per t’u perballur me nje epidemi.