2011-a "lind" me djalë

Çastet e para të vitit 2011, kanë sjellë në jetë fëmijën e parë, këtë radhë në qytetin e Elbasanit. Quhet Brajan dhe ka dale në jetë minutën e parë të ndërrimit të viteve duke u zyrtarizuar si fëmija i parë i lindur në Shqipëri. Brajani peshon 3.4 kg dhe gëzon shëndet të plotë, edhe pas lindjes me ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa fëmija i pare i lindur ne Tirane, në spitalin "Mbretëresha Geraldinë", është një vajze. Noemi Zguro ka lindur 10 minutat e para të 2011 dhe peshon 3 kg 500 gram. Por i begatë ka qenë fillimi i këtij viti në maternitetin tjetër të Tiranës. 5 fëmijë të tjerë kanë lindur në orët e para të mëngjesit, duke e bërë një natë të zakonshme me të tjerat për personelin e spitalit, orët e para të 2011. Ashtu siç është bërë zakon presidenti i republikës Bamir Topi, nga materniteti "Koço Gliozheni" në kryeqytet, ka uruar shqiptarët për vitin e ri 2011, por në mënyrë të veçante forcat e rendit dhe mjeket e spitaleve, të cilët siç u shpreh ai, arritën të garantonin një vit të ri të qete. Ndërsa kryeministri Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja, kanë qenë tek spitali "Mbereteresha Geraldinë", për të parë vajzën e parë të lindur në kryeqytet. Gjate paradites, Berisha ka uruar nënën e vajzës por jo vetëm, për jetë të gjatë të Noemit.
Shpërndaje