Viti i Ri, festimet ne rrethe

SHKODER Shkodra qe sapo la pas një përmbytje masive, e cilësuar si me e renda e te paktën 50 viteve te fundit, është ndezur nga fishekzjarrët momentin e ndërrimit te viteve. Mijëra qytetare kane dale ne sheshet kryesore te qytetit. Fatmirësisht nuk ka pasur te lënduar nga fishekzjarrët ndërkohë qe forcat e policisë kane qene te angazhuara qe ne orët e pasdites ne akset kryesore, për te evituar bllokimin e rrugëve nga trafiku dhe incidentet e mundshme. Pas shpërthimit te fishekzjarrëve shume qytetare kane shijuar muzikën e ofruar nga DJ ne sheshin kryesor. DURRES Fishekzjarrë të shumte ndriçuan Durrësin kur akrepat shënuan orën 24. Atmosfera festive ka vijuar deri ne orën 2 të mëngjesit, edhe pse gjithçka ka qene spontane, e pa organizuar nga pushteti lokal. Ndërkohë 3 fëmijë janë plagosur si pasoje e lendeve plasëse. Gjate natës janë regjistruar edhe disa përplasje makinash, por pa dëme ne njerëz. KORÇE Ne Korçe ndërrimi i viteve është lajmëruar edhe nga kambanat e katedrales se qytetit. Me pas, fishekzjarrë te panumërt kane ndezur qiellin. Por këtë vit binte ne sy zbrazëtia e sheshit. Qytetaret qëndronin kryesisht ne trotuare pasi ndiheshin me te mbrojtur nga hedhja e fishekzjarrëve te rrezikshme. Megjithatë, katër persona, mes te cilëve dy fëmijë, janë plagosur. VLORE Me fishekzjarrë e shashka është pritur edhe ne qytetin bregdetar te Vlorës viti i ri 2011. Ashtu si edhe herët e tjera një numër i madhe kishin prenotuar ne lokale e restorante për te festuar bashke e nen shoqërinë muzikës, festen tradicionale. Ne këtë qytet u raportuan dy fëmijë te plagosur nga shpërthimet. ELBASAN Elbasani ka shënuar numrin me te madh te te plagosurve gjate festimeve nga shpërthimi i fishekzjarrëve. Plot 16 persona kane marre ndihme mjekësore për shkak te plagëve ne duar dhe këmbë për shkak te pakujdesisë ne hedhjen e kapsollave. Në orët e para te mëngjesit janë plagosur me thika edhe dy te rinj ne Peqin, pas një grindjeje ndërsa ata ishin nen efektin e alkoolit. FIER Edhe ne Fier janë lënduar dhjete persona, tre prej te cilëve me dëmtime serioze. Ne spital janë shtruar edhe te helmuarit nga përdorimi i tepërt i alkoolit. Sipas mjekut te urgjencës ne spitalin e Fierit, Klodian Goga, me shume se dhjete shtetas te moshave te ndryshme por kryesisht te rinj, kane kërkuar ndihme për shkak te konsumimit pa kriter te pijeve alkoolike. BERAT Mesnata i ka gjetur neper rruge e sheshe qindra banore te Beratit. Por veç shpërthimit te fishekzjarrëve te programuara nga Bashkia, qytetaret kane hedhur një numër te madh shashkash duke shkaktuar kaos e frike sidomos tek te vegjlit. Mësohet se spitalit i janë drejtuar shtate persona te plagosur por pa dëme serioze. GJIROKASTER Me këngë valle, e natyrisht edhe shpërthime fishekzjarrësh, e kane pritur gjirokastritet ndërrimin e viteve. Pas spektaklit te fishekzjarrëve, festa ka vijuar ne ambiente familjare si dhe ne lokale te qytetit te gurte te prenotuar për këtë rast.
Shpërndaje