E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet niveli i ujit në Fierzë

Edhe pse shirat e shumtë që po mbulojne këto ditë gjithë vendin po shkaktojne probleme me përmbytjen e shtëpive dhe bllokimin e rrugëve kanw bere qe niveli i hidrocentralit të Fierzës te shkoje 272,6 m. Prurjet mesatare ne ditët e dhjetorit janë rreth 1000 m3sekondë, që shënojnë një rritje krahasimisht të madhe me muajin nëntor. Sipas drejtorit të divizionit të prodhimit, Muharrem Stojku situata hidrike është përmirësuar ndjeshëm dhe siguria për sezonin e dimrit është rritur edhe më tepër. Aktualisht të gjitha linjat furnizohen vetëm me punën e hidrocentralit të Vaut të Dejës i cili ka një ngarkesë rreth 250 mega. KESH ka mundur që të sigurojë energji për sezonin e dimrit edhe nëpërmjet kontratve për importin e energjisë elektrike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›