E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet numri i emigrantëve që kthehen në atdhe

Numri i emigrantëve që vijnë në vendin tonë për të kaluar pushimet verore, është shtuar ndjeshëm. Në portin e Durrësit, gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar në hyrje të paktën 5200 shtetas shqiptarë, ndërsa janë përpunuar të dhënat për 1100 mjete. Vetëm mëngjesin e sotëm janë ankoruar pesë tragete, prej të cilëve, kanë zbarkuar rreth 2800 shtetas si dhe 540 automjete. Autoritet e kapitenerisë, Policisë së Kufirit dhe Migracionit si dhe ata të portit, kanë krijuar të gjitha lehtësitë për të ulur kohën e përpunimit të udhëtarëve e mjeteve. Fluksi pritet të vazhdojë deri më datën 10 gusht. Në port funksionojnë 13 sportele, 2 pika hyrëse dhe dalëse si dhe një numër i madh agjentësh doganorë, të cilët punojnë për eleminimin e radhëve të gjata në këtë pik zbarkimesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›