E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksion kunder shfrytezimit te lumenjve

Vazhdon të mbetet problem shqetësues shfrytëzimi i paligjshëm i lumenjve. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka kontrolluar basenet përgjatë shtretërve të lumenjve Mat, Drin, Kir dhe Erzen ku rezultuan 12 subjekte fizike/juridike, të cilat shfrytëzonin materiale inerte gjatë periudhës së ndaluar.
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vendosur sanksione administrative, gjoba në vlerë totale 24 milion lek.
Me vendim të Këshillit të Ministrave dhe vendim të Këshillit Kombëtar të ujit nga data 1 nëntor deri në 31 maj nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë baseni ujor në të gjithë Shqipërinë. Aksione të tilla do të vazhdojnë në të gjithë vendin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›