E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet presioni nderkombetar ndaj presidentit sirian Baschar al-Assad

Bashkimi Evropian njoftoi te merkuren 24.08. per ashpersimin e sanksioneve ndaj Sirise.160 Sipas te dhenave te diplomateve po punohet edhe per nje embargo te naftes e cila do te hyje ne fuqi me se largu ne fillim te shtatorit. Mbi 90 perqind e eksportit sirian te naftes shkon ne Evrope.

Sipas nje shkrese zyrtare te publikuar te merkuren ne Bruksel hyrja ne Bashkimin Evropian i ndalohet edhe 15 zyrtareve te larte160 te tjere te regjimit te Assad-it. Behet fjale per ushtarake te larte dhe bashkepuntore te ngushte te presidentit Assad dhe vellaut te tij Maher al-Assad. Pervec kesaj eshte vendosur per nderprejen e bashkepunimit me pese organizata shteterore.

Projektrezoluta ne Keshillin e Sigurimit

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Guido Westerwelle dhe Ban Ki-Moon Te marten ne mbremje Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane dorezuar ne Keshillin e Sigurimit nje projektrezolute permes se ciles kerkojne nje embargo te armeve si dhe sanksione te tjera kunder Sirise. Sipas te dhenave te diplomateve projektrezoluta ka ne shenjester edhe njerez dhe firma te cilat konsiderohen pergjegjes per shtypjen brutale te levizjes se protestave ne Siri.

Diplomatet perendimor presin nje debat intensiv mbi tekstin e kesaj projektrezolute. Rusia si anetare me te drejte vetoje ne KS te OKB-se eshte shprehur menjehere kunder projektrezolutes. Po ashtu edhe Kina ka refuzuar deri tani cdo perzierje ne Siri. Kundershtime jane shprehur edhe nga India Brazili dhe Afrika e Jugut.

Keshilli per te Drejtat e Njeriut vendos per hetime

Me pare gjendja ne Siri eshte trajtuar edhe nga Keshilli i te Drejtave te Njeriut me seli160 ne Gjeneve. Me shumice votash ky organ i Kombeve te Bashkuara vendosi per hetimin nderkombetar te veprimeve te dhunshme kunder demonstruesve paqesor. Liria e tubimit eshte nje prej te drejtave themelore te sistemit nderkombetar te te drejtave te njeriut.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Baschar al-Assad Komisioni i caktuar hetimor duhet te hetoje edhe nese qeveria siriane ka kryer krime kunder njerezimit. Rezultatet e hetimeve mund te jene te rendesishme per nje procedure gjyqesore ne Gjykaten e larte per krime lufte ne Hage.160

Rezoluta perkatese eshte dorezuar nga Bashkimi Evropian Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe shtetet arabe. Kunder vendimit per formimin e komisionit ishin Kina Rusia Kuba dhe Ekuadori sipas te cilave kjo eshte nje perzierje ne ceshtjet e brendshme te Sirise.160 Vezhguesit e vleresojne shumicen absolute si ne sinjal te qarte te bashkesise nderkombetare ne adrese te Assad-it qe te bashkepunopje me Keshillin per te Drejtat e Njeriut. Para se gjithash miratimi i kater vendeve arabe Jordanise Arabise Saudite Kuvajtit dhe Katarit te perfaqesuara aktualisht ne Keshillin per te Drejtat e njeriut ka nje peshe te vecante.

Qe prej fillimit te protestave kunder sundimit te presidentit Baschar al-Assad para pese muajsh sipas te dhenave te komisoneres se larte te Kombeve te Bashkuara per te Drejtat e Njeriut Navi Pillay e kane humbur jeten mbi 2200 njerez.

160

Autor Ulrike Mast-Kirsching / Esat Ahmeti ARD reuters afp dpa

RedaktoiMimoza Kelmendi

160

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›