E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet punesimi ne vend gjate ketij viti

Tregu i punës në vendin tonë po njeh zhvillime pozitive.

Vetëm tetë muajt e parë të vitit 2011 rezultojnë të punësuar 12 mijë persona më shumë krahasuar me fundin e vitit të shkuar duke e cuar nivelin e të punësuarve në vend për tremujorin e dytë të këtij viti në 929 mijë e 513 persona dhe atë të papunësisë në 13.26%.
Shifër kjo që sipas vlerësimit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit ka rënë me 0.26% vetëm për periudhën Janar – Gusht 2011 aq sa 12 muajt e vitit 2010.

Trendi pozitiv në të cilën po ecën punësimi gjatë gjithë kësaj periudhe në këndvështrimin e ekspertëve vjen si pasojë e ndërmarrjes së politikave lehtësuese për hapjen e bizneseve private qofshin këto sipërmarrje vendase apo të huaja.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit vlerëson se kjo rritje e punësimit është shënuar kryesisht në ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha që zhvillojnë aktivitetin e tyre në ndërtim, telekomunikacion, hoteleri- turizëm, shërbime, të vendosura në pjesën më të madhe në qytetet kryesore apo zonat bregdetare.

Në kushtet kur sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit 4% e shqiptarëve zotërojnë një biznes vendosja e kasave fiskale ka nxitur vetëdeklarimin e të vetëpunësuarëve, gjë që ka bërë të ketë një rritje të këtij numri në të gjithë rajonet e vendit.
Njëkohesisht situata pozitive në punësim gjatë vitit 2011 është pasqyruar edhe në ofertat e mbërritura në Zyrën e Punësimit, ku vetëm tetë muajt e fundit janë shpallur 11200 të tilla 35% e të cilave janë për vende të reja pune dhe pjesa tjetër për zëvendësime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›