Ligji per Median Elektronike debate ne Komisionin e Medias
Një ndër draftet që ndodhet në Kuvend që në legjilslaturën e kaluar, muaj para zgjedhjeve të 2009-ës, është edhe ai për transmetimet me zë dhe figurë, ose ligji për median elektronike, për të cilin ndonëse ligj që miratohet me shumicë të thjeshtë, partnerët ndërkombëtarë kanë kërkuar miratim me konsesus.
Drafti ka pasur ekspertizën e gjerë të OSBE, Këshillit të Evropës dhe Komisionit Europian, dhe konsultën e deputetëve demokratë me grupet e interesit, por jo anën tjetër të Parlamentit që duhet të japë këtë konsensus.
Opozita u rikthye në Kuvend jashtë asaj që e cilësonte marrëdhënie të kushtëzuar, kur grupi i eksperteve po punon për të përfshirë në ligj mbi 100 sygjerime të OSBE-së dhe të grupeve të interesit.
Ajo që ra në sy që në mbledhjen e parë të Komisionit ishte llogaria që ajo kërkoi ndaj mazhorancës në komision, duke e akuzuar se ka tentuar të kalojë njëanshëm ligjin në séancë, duke thyer rekomandimin e KE. Kjo deklaratë që prej nënkryetarit të komisionit Marku u vlerësua shpifje e pastër, ndezi debate per minuta te tera.
Komsioni ishte mbledhur për t’u njohur me punën që grupi i ekspertëve ka bërë dhe ka në proces dhe jo për të debatuar mbi këtë draftin e paplotë.
Në të vërtetë, në mbyllje të sezonit të shkuar, komisioni kishte përgatitur një draft të ligjit, i konstatuar i paplotë nga grupet e interesit dhe OSBE-së . E gjendur në këtë fazë, mazhoranca nuk e futi në rendin e ditës ligjin e medias, duke ngarkuar grupin e punës për plotësimin e tij, dhe duke shpresuar edhe në rikthimin e opozitës në sesionin e vjeshtës, sic ndodhi më 5 shtator në celjë të punimeve të kuvendit.