Berisha SHBA-te qendrime te shkelqyera ndaj Shqiperise dhe shqiptareve
Ashtu sic ishte paralajmëruar kryeministri Sali Berisha është ftuar në studion e “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, për një bisedë të gjatë me shumë çështje. I pyetur për Wikileaks, Kryeministri Berisha tha se kjo nuk ishte suprizë.
“Një miku im gazetar më tha se i kishte kabllogramat dhe më pyeti nëse do doja t’I kisha dhe unë dhe mund të mi sillte. Unë i thash se nuk jam i interesuar dhe s’kam asnjë interes për to”, ka thënë kryeministri Berisha duke shpjeguar edhe arsyet.
“ Pse nuk kisha interes për kabllogramat? Qeveria amerikane cdo qëndrim e shpreh me deklarata, me demanzhe, me mesazhe dhe qeveria amerikane si qeveria më e fuqishme në botë nuk ka asnjë kompleks të shpreh në mënyrë të kristaltë qëndrimin e saj. Ajo ka shprehur në mënyrë më të qartë qëndrimin për Shqipërinë dhe shqiptarët. E dyta, qeveria amerikane ka mbajtur qëndrimin më të shkëlqyer në zgjedhjet e 2009-ës, ka bërë përpjekje të ndihmojë Shqipërinë në cdo rrethanë, pa asnjë lloj hezitimi. Ata që mendojnë se kabllogramat e wikileaks shprehin qëndrimin e qeverisë amerikane është gabim i rëndë. Qëndrimi i SHBA-ve vjen nga Uashingtoni në Tiranë përmes sistemit të vet. Qëndrimet e SHBA-ve janë të shkëlqyera ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.” , është shprehur kryeministri Berisha në përgjigje të pyetjes së gazetarit dhe analistit Blendi Fevziut, duke thënë se të diskutosh për Wikileaks është njësoj si të futesh në panairin e plackave të vjedhura. ( VIJON )