E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Mjedisit ka gati draftin per makinat e vjetra

Ministria e Mjedisit ka hartuar tashmë një draft, që do të çojë në minimizimin e problemit me mbetjet e makinave që nuk përdoren më.
Burime nga kjo ministri, bëjnë të ditur për ABC news, se një draft I tillë është hartuar me ndihmën e specialistëve nga dikasteri i transporteve dhe ai financave dhe ka mbërritur tashmë në tryezën e kryeminsitrit, Sali Berisha, për të marrë miratimin.

Sipas draftit në fjalë, të gjitha biznest, që kanë në zoptërim vendet, të cilësuara si varrezat e makinave, janë të detyruara që brenda një muaji, pasi ka hyrë në fuqi ligji, të spostojnë mbetejet 1 km larg rrugëve kryesore. Nëse këto biznese nuk I binden ligjit, atëherë komisione të posaçme verifikimi nga minsitria e Mjedisit, pasi të bëjnë kontrollet do të konsifkojnë të gjitha mbetjet e hekurta të makinave dehe do t’I dërgojnë për përdorim skrapi.

Një vendim I tillë I pritshëm do t’I japë fund edhe problemit të ndotjes së mjedisit nga këto mbetje, të cilat gjenden kudo në buzë të rrugëve kryesore. Deri tani varrezat e makinave administrohen nga subjekte, të cilat kryejnë më pas shitjen pjesëve të automjeteve për persona të interesuar. Pak ditë më parë, kryeministri Sali Berisha deklaroi se ka ardhur koha t’i jepet fund ndotjes së mjedisit nga varrezat e makinave, duke kërkuar largimin sa më parë të mbetjeve të automjeteve.

Një vendim I tillë I pritshëm u parapri nga ligji I ri për blerjen dhe përdorimin e makinave, sipas të cilit do të taksohen më tepër në një vit makinat e më të vjetra. nisma të tilla pritet të dekurajnë në vijim përdorimin masiv të makinave shumë të vjetra, të cilat si rrjehdojë ndosin në një nivel të lartë ambientin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›