E Shtunë, 31 Tetor 2026

ACR Te henen fillon puna ne mineren e Bulqizes

ACR njofton se ditën e hënë, me datë 12 shtator, ora 7:00, do të fillojë puna në minierën e Bulqizës. Në një deklaratë ACR thotë se nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i interesave të biznesit të një grupi të vogël njerëzish të udhëhequr nga Kol Nikolla, pasi sipas saj ACR përveçse ka plotësuar të gjitha kërkesat e minatorëve, ka qenë e gatshme të bisedojë në çdo kohë me ta.

Në deklaratë thuhet se “për të mirën e përbashkët të kompanisë dhe minatorëve të Bulqizës ACR pranoi të ulej në bisedime edhe me drejtuesit e sindikatës, të cilët janë krijuesit e kësaj situate të vështirë. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të ACR, asnjë marrëveshje nuk është realizuar me krerët e sindikatave.Ashtu si dyshohej, lidershipi i sindikatave ka treguar edhe njëherë mos dashjen e pa arsyeshme për zgjidhjen e situatës. Në këto kushte ACR ka vendosur të ndërpresë çdo komunikim efektiv me kreun e sindikatave pasi çdo hapësirë negocimi me këtë grup aventurieresh është konsumuar.”

ACR fton the gjithë minatorët të kthehen në minierë ditën e hënë. Punonjësit e ACR-së, të cilët nuk do të paraqiten në pozicionet e tyre përkatëse do të konsiderohen që nuk dëshirojnë të punojnë në këtë kompani.
Për të lehtësuar gjendjen e vështirë financiare të punonjësve dhe familjeve të tyre si pasojë e kësaj greve të jashtëligjshme, ACR do t’u paguaj minatorëve rrogën e 13-te brenda javës së ardhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›