E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e akcizave, 118 mln USD shtesë në 2008

Duhani, pijet e ndryshme, karburantet do të jenë edhe produktet, për të cilat do paguhet më shumë këtë vit
Ulja në 10% e Tatimit mbi Fitimin, zëvendësohet me rritjen e akcizave për pijet dhe karburantet
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave parashikohet që në vitin 2008, të ardhurat shtesë nga akcizat të shkojnë në rreth 118 milionë dollarë. Rritja në të ardhura nga akcizat për këtë vit vjen për disa arsye, një nga të cilat është edhe politika fiskale. Qeveria ka rritur gjatë fundit të vitit 2007 akcizat për karburantet dhe pijet e ndryshme.
Rritja e akcizave do t'i sjellë qeverisë shtesën e nevojshme në të ardhura, për të mbuluar humbjet që do t'i vijnë nga ulja në 10% e Tatimit mbi Fitimin për biznesin e madh. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave parashikohet që në vitin 2008, të ardhurat shtesë nga akcizat të shkojnë në rreth 118 milionë dollarë. Rritja në të ardhura nga akcizat për këtë vit vjen për disa arsye, një nga të cilat është edhe politika fiskale. Qeveria ka rritur gjatë fundit të vitit 2007 akcizat për karburantet dhe pijet e ndryshme. Një rritje të ndjeshme në të ardhurat e Buxhetit të Shtetit ka sjellë edhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale, që tashmë është në një nivel, për të gjithë pagat. Niveli prej 10% i këtij tatimi ka bërë që një pjesë e mirë e pagave të ulëta të paguajnë një tatim rreth 3 herë më të lartë. Vetëm në 6-mujorin e dytë të këtij viti, janë realizuar një rritje prej 137% të këtij tatimi, konjukturë që do të vazhdojë edhe në vitin 2008.
 
Kostot e uljes së Tatimit mbi Fitimin në masën e 10%, duke vendosur një pjesë të taksave në këtë nivel do t'i kushtojë më shumë konsumatorëve shqiptarë. Nga ulja e tatimit mbi fitimin nga 20% në 10%, buxheti i shtetit ka pësuar një humbje prej 104 ,milionë dollarë. Sipas Ministrisë së Financave përgjysmim i normës së tatimit të fitimit (nga 20% në 10%) për këtë vit, parashikohet të ketë impakt pozitiv në të ardhurat, pasi do të rritet baza e taksueshme si pasojë e rritjes ekonomike dhe përmirësimit administrativ e strukturor, (rritja e PBB orientohet nga sektorët që paguajnë tatim-fitimi). Gjithashtu, kjo masë fiskale parashikohet të ketë impakt pozitiv në ekonominë e vendit, pasi biznesi vendas do të inkurajohet të deklarojë shifra reale të bilanceve kontabël dhe klima do të jetë më atraktive për investimet, veçanërisht investimet e huaja direkte dhe indirekte. Por në buxhet kjo humbje në të ardhura nga ulja e tatimit mbi fitimin, parashikohet që të kompensohet nga grumbullimi i të ardhurave shtesë, nga akcizat dhe taksa mbi të ardhurat personale. Vetëm nga akcizat, të ardhurat shtesë parashikohen që të shkojnë në 118 milionë dollarë. Një politikë e tillë fiskale ku taksat transferohen nga sipërmarrje tek konsumatori përfundimtar, vlerësohet si një politikë e qeverive të djathta.
 
Gjatë këtij viti, karburantet do të vazhdojnë që të paguajnë një akcizë të rritur. Rritja përfshin akcizën e karburanteve me rreth 4 lekë/litër, të pijeve alkoolike, verës dhe birrës. Ndërsa akcizë të rritur do të vazhdojnë që të paguajnë edhe birra dhe verërat. Një rol të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave nga akcizat në buxhet do të zërë veçanërisht zëri i akcizave të karburanteve, që kanë pësuar një rritje të fortë në sasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›